Ekrem Kastrati: E kemi pritur këtë fitore pa balotazh

Kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati ka fituar edhe një mandat për të udhëhequr me këtë komunë duke fituar 53,41% të votave apo 10,907 vota nga qytetarët.

Ai la mbrapa kandidatin e Partisë Demoktratike të Kosovës, Gëzim Krasniqin me 18,91% dhe atë të Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Hotin me 15,50% të votave.

Kastrati tha se ka qenë një punë e mirë me projekte të shumta e projekte të mëdha urbanistike në qendër të Malishevës, por edhe në fshatra gjithandej. Ai në një postim në facebook, ka shkruar se Besimi historik që morëm është përgjegjësi edhe më e madhe. Është vullnet e përkushtim që t’ia kthejmë me punë vendlindjes.

Kontrolloni gjithashtu

Në Malishevë, procesi mësimor u shty për dy ditë – deri më 14 janar

“Duke u bazuar në reshjet e fundit gjatë vikendit të cilat e kanë rënduar situatën …