Ekzekutivi në Kaçanik mbanë mbledhjen e fillimjavës, diskutohen punët dhe projektet komunale

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi dhe Nënkryetari Ylber Bajra, u njoftuan me aktivitetet dhe projektet komunale në kuadër të mbledhjes së fillimjavës. Nga drejtoria e Arsimit u bë e ditur se ka filluar programi i CDF-së në të gjitha shkollat e Komunës së Kaçanikut, ndërsa mësimi është zhvilluar në të gjitha shkollat. Ndërkohë drejtoria e Shërbimeve Publike bëri të ditur se kompania e kontraktuar nga komuna për mirëmbajtjen e rrugëve, është në terren dhe në vazhdimësi po merret me pastrimin e rrugëve nga bora. Në takim raportuan drejtoritë dhe sektorët komunal lidhur me mbarëvajtjen e punëve dhe proceseve komunale.

Kontrolloni gjithashtu

Të premtën me 24 tetor në Deçan mbahet Festivali i Gështenjës

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …