Gjatë këtyre ditëve është bërë restaurimi, rehabilitimi dhe renovimi i hapësirave të Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, e financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ndërkaq është zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)në Kosovë. Pas këtyre renovimeve sot nga afër drejtuesit e kësaj qendre i ka vizituar Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, bashkë më drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, Dr. Kemajl Emini. Këta të fundit me këtë rast kanë falënderuar zyrtarët e UNDP-së për realizmin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
