Lajçak: Kemi folur rreth dialogut dhe dinamikës së re në mënyrë se si ta çojmë procesin përpara

Lajçak: Kemi folur rreth dialogut dhe dinamikës së re në mënyrë se si ta çojmë procesin përpara

Miroslav Lajçak , i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ndodhet për vizitë në Prishtinë, bashkë me Jens Plettner dhe Emmanuel Beaune, dy këshilltarët e emëruar nga presidenti i Gjermanisë, Oalf Scholz dhe ai i Francës, Emmanuel Macron. Lajçak pas takimit me Kurtin, tregoi se për dy orë kanë folur rreth dialogut dhe dinamikës së re në mënyrë që të ecin përpara me procesin. “Mbajtëm një takim dy orësh me kryeministrin Albin Kurti, ku kemi folur rreth dialogut dhe dinamikës së re në mënyrë se si ta çojmë procesin përpara. Ishte një diskutim i thellë dhe i rëndësishëm dhe mund ta kuptoni se nuk mund të japim detaje sepse të njëjtat diskutime do të kemi sot vonë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Kjo mund të them se është pjesa e parë e takimeve”,  u shpreh Lajçak. Ai bashkë me dy këshilltarët e Scholzit dhe Macronit do të jetë për vizitë në Beograd, ku do të takohet me Aleksandar Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Nazim Rahimi: Situata me pandeminë Covid-19 ka ndikuar në planifikimin e të hyrave në ARKEP

Kosova ende pa projektbuxhetin për vitin 2027, hendeku me Shqipërinë zgjerohet

Ndërsa Shqipëria planifikon buxhet prej 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, Kosova ende nuk ka …