3 të shëruar nga covid  në 24 orët e fundit në Malishevë

Në 48 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 3 persona janë shëruar nga covid-19 dhe nuk është regjistruar asnjë rast i ri me covid. Kjo është bërë e ditur nga ana e institucioneve përgjegjëse shëndetësore, IKSHPK dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Komunën e Malishevës. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 4261 raste, prej tyre 4168 janë shëruar, 87 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 6 raste.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës …