Anëtari i Vetëvendosjes, Shkëlzen Bislimi, ka dhënë dorëheqje, pasi thotë se nuk respektohen bindjet fetare

Anëtari i Vetëvendosjes, Shkëlzen Bislimi, ka dhënë dorëheqje, pasi thotë se nuk respektohen bindjet fetare

Me akuza për orkestrime të degës së Lipjanit nga zyra qendrore e Vetëvendosjes në Prishtinë, anëtari i saj, Shkëlzen Bislimi, i lajmëron largimin e tij nga partia e Albin Kurtit. Duke radhitur pakënaqësitë e tij, ai shkruan se “Me këto veprime Lëvizja Vetëvendosje në Lipjan është vetëshkatërruar. Unë nuk mund të qëndroj në një organizatë ku duhet të flasësh si lideri e jo si vetja jote”. Ka spekulime se mundësia për të garuar për kryetarë të degëve, po varet nga qëndrimi që ata e kanë për martesat e gjinisë së njëjtë. Bislimi, ndër të tjera, fajëson  Vetëvendosjen se nuk i respekton bindjet fetare dhe e quan një organizatë islamofobësh.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbahet seanca e katër ndaj 11 veteranëve të UÇK-së

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …