Është mbajt takimi konsultativ për Objektin e Shtabit te ZOD në Gllogjan

Është mbajt takimi i parë Konsultativ  për përpilimin e detyrës projektuese dhe hartimin e planit të konceptuar për objektin e shtabit te Zonës Operative te Dukagjinit në Gllogjan të komunës së Deçanit. Ky takim është organizuar nën përkujdesjen  e kryetarit te komunës se Deçanit z. Rasim Selmanaj, dhe ka një rëndësi te veçante për identifikimin dhe shënimin e vlerave sublime historike dhe trashëgimore te familjes Haradinaj, te Gllogjanit dhe tërë Dukagjinit. Në ketë takim të ftuar ishin përfaqësues të Familjes së Smajl Haradinaj, përfaqësues të komitetit të Lëvizjes për Çlirimin e Kosovës, Përfaqësues të UÇK-së, përfaqësues të OVL-së, përfaqësues të Historianëve të Kosovës ,,Ali Hadri ’’, përfaqësuesit e Asociacionit te Arkitekteve te Kosovës AAK, përfaqësuesit e Shoqatës se Arkitekteve dhe inxhiniereve te Deçanit, përfaqësuesit e drejtorisë se Urbanizmit te Komunës se Deçanit, përfaqësuesi i Institutit të Planifikimit Hapësinor, Përfaqësues te Ministrisë se Kulturës – Departamenti për Trashëgimi, Përfaqësues te Agjensionit Kosovar për menaxhimin e Komplekseve memorialë, Përfaqësuesit e ndërmarrjes P. P “Infra plus etj.

Pos këtyre të ftuarve, nga diskutimet e zyrtarëve të pranishëm,  është kërkuar që ky rrjet të zgjerohet edhe me njerëz të fushave përkatëse dhe në Institucionet ku ata punojnë në mënyrë  që të  mund të japin kontributin e tyre në këtë drejtim. Mbetet që brenda javës së ardhshme kryetari i Komunës  së Deçanit z.Rasim Selmanaj, të nxjerr një propozim vendim që ky ekip të ecë më punën e tyre për hartimin e planit për Kompleksin Historik në Gllogjan.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …