Është mbajtë mbledhja e I- rë e rregullt e KPF- së në Deçan

Sot është mbajt mbledhja e I- rë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Deçanit. Mbledhjen e udhëhoqi kryesuesin, z. Hajdar Sutaj. Të pranishëm ishin anëtarët e KPF-së dhe zyrtarë tjerë, në këtë mbledhje u diskutuan këtë pika të rendit të ditës:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të punës së Kuvendit për vitin 2023;

  3. Marrja e Vendimit për mbajtjen e mbledhjeve të rregullta dhe mbledhjeve publike të Kuvendit si dhe mbledhjeve të KPF- së për vitin 2023;

  4. Shqyrtimi i Raportit të Planit të Integritetit;

  5. Shqyrtimi i Raportit të Kryetarit të Komunës për vitin 2022;

  6. Shqyrtimi i Raportit financiar të Ndërmarrjes Publike “Higjiena“ për vitin 2021;

  7. Shqyrtimi i Draft – Rregullores për ndarjen e bursave për studentë;

  8. Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Komisionit për ndarjen e bursave, për rritjen e buxhetit për bursa të studentëve;

  9. Marrja e vendimit për kryerjen e obligimeve ndaj Marrëveshjes së Komunës me Organizatën për Zhvillim Rural ( OZHR ) ” Mëshqerra” – Prishtinë, participim në projektin e përbashkët nga lëmia e blegtorisë, në shumën 39,600,00€ , për kontingjentin e dytë;

  10. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së Kryetarit të Komunës për hapjen e rrugës së re në Deçan dhe

  11. Të ndryshme.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, mbledhja vazhdoj me pika tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …