Në Rahoveci u mbajt manifestimi përkujtimorë e kulturorë “Flaka e Janarit”

Para 33 viteve, në janar 1990, gjithandej Kosovës edhe në komunën e Rahovecit, mbaheshin demonstrata kundër regjimit dhe rendit të ashtuquajtur titist. Në këtë vazhdë, përpjekja për liri po vazhdonte me rezistencë popullore me metoda të ndryshme drejt çlirimit kombëtar. Në frymën e këtyre zhvillimeve, më 27 janar 1990, një grup protestuesish të organizuar mirë nga Agron Fetahu nga Celina, bashkë me Halim Hotin nga Krusha e Madhe, Nesimi Elshanin nga Nagaci dhe Hilmi Krasniqin nga Hoça e Vogël, duke u bërë mijëra, vazhduan të bashkuar drejt Brestocit për Rahovec. Në Bestoc policia speciale serbe iu kishte vendosur pritën duke përdorur armë zjarri kundër demonstruesve, për t’i vrarë e përgjakur ata. Me 27 janar 1990 ranë 4 trima, u plagosën 60 protestues tjerë. Askush nuk mund ta harroj atë ditë janari e cila na i ka “ngrënë” atdhetarët më të devotshëm. Nuk harrohet as vendi ku ata ranë, Lugina e Brestocit. Flaka e janarit është festival kulturor që nderon martirët e kombit përmes vlerave të artit, manifestimeve kulturore të ndryshme, duke bërë homazhe te vendi i rënies dhe varrezat ku pushojnë eshtrat e tyre, në Brestoc, Krushë e Madhe, Nagac dhe Celinë.

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …