Kryetari Haliti takohet me drejtorin e Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka takuar dje drejtorin e Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave (AME), Shefki Abdullahu me bashkëpunëtor. Gjatë këtij takimi është folur në veçanti për të bërë një zgjidhje që objekti i ri i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Viti,  që ka nisur vite më parë të përfundoj sa më shpejt. Përndryshe ky projekt bëhet me dije se ka qenë në kompetencë të Ministrisë së Punëve të Brendshme e që është bartur në kompetencë të AME-së. Me këtë rast kryetari Haliti ka thënë se komuna e Vitisë është e vetëdijshëm se në çfarë kushte janë duke punuar Zjarrfikësit vitias prandaj edhe është i interesuar që të çoj përpara përfundimin e projektit të zjarrfikësve në Viti. “ Qëllimi i këtij takimi ishte që  bashkërisht të gjejmë një zgjidhje të shpejt në përfundimin e objektit të zjarrfikësve në Viti, duke e ditur se në çfarë kushte janë duke punuar ata ne duhet të bëjmë një zgjidhje sa më të shpejt dhe të mirë që ky objekt të përfundoj sa më shpejt”, u shpreh Haliti.  Bëhet me dije se në këtë takim kryetari Haliti ka shpreh gatishmërinë edhe të bashkëparticipimit.  Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Basri Aliu, drejtor për Shërbime Publike dhe Emergjencë në Viti.

Kontrolloni gjithashtu

AAKV “Kastriotët” fitojnë dy çmime në manisfetimin kulturor-sportiv “Flakadani i Karadakut

Mbrëmë në edicionin e 23-të të festivalit të këngëve dhe valleve burimore shqipe, “Flakadani i …