Është nënshkruar marrëveshja e financimit në mes komunës së Skenderajt dhe ministres së Administrimit të Pushtetit Lokal

Është nënshkruar marrëveshja e financimit në mes të nënkryetarit të komunës së Skenderajt Nuredin Lushtaku, kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe ministres së Administrimit të Pushtetit Lokal, Adrijana Hoxhiç, për realizimin e projektit infrastrukturor në zonën e Qyqvicës, në vlerë prej 300 mijë eurove. Ky projekt, i cili sipas marrëveshjes pritet të përfundojë brenda vitit të tanishëm, shënon fillimin e investimeve kapitale në Qyqavicë, për ta kthyer këtë pjesë të Drenicës në një vend strategjik të investimeve dhe zhvillimit të qëndrueshëm lokal dhe socio-ekonomik, të cilat janë në interesin e përbashkët të të dy komunave dhe qytetarëve tanë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …