Është përuruar lapidari i veteranit të luftë së UÇK –së Naim Goçi

Në prani të kryetarit të komunës së Junikut Agron Kuçi, qytetarëve të Junikut dhe familjarëve, është përuruar lapidari i veteranit Naim Goçi, i cili një vit më parë ndërroj jetë në moshë të re pas një sëmundje të rëndë. I ndjeri ishte atdhetar i shquar dhe luftëtar i madh i cili morri pjesë qysh në celulat e para të UÇK-së në Junik duke luftuar armikun shekullor deri me përfundimin e luftës. Ai jetoj dhe veproj në vendin e tij të lindjes në Junik si një djalë punëtor dhe familjarë deri në momentin kur u dorëzua para një sëmundje të rëndë nga e cila ndërroj jetë.

Kontrolloni gjithashtu

Gjendja nën kontroll dhe rrugët të kalueshme pas reshjeve të shiut në komunën e Vitisë,

Pas reshjeve të pandërprera të shiut gjatë natës, gjendja në Komunën e Vitisë paraqitet stabile. …