Familjet skamnore në Mitrovicë ndihmohen me pako ushqimore

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, Drejtoria për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale dhe Organizata bamirëse ISLAMIC RELIEF kanë shpërndarë rreth 240 pako ushqimore për familjet në nevojë sociale nga komuna e Mitrovicës.

Sipas të dhënave të drejtorisë në fjalë,  familjet nevojtare janë ndihmuar me  240 pako ushqimore me ç’rast këtyre familjeve u janë shpërndarë produkte ushqimore, siç janë miell,vaj, krip, sheqer.

”Është bërë shpërndarjen e këtyre pakove ushqimore në qytetin e Mitrovicës, për njerëzit skamnorë, në mënyrë që sadopak të ua zvogëlojmë hallet e mëdha që ata i kanë. Falë zemërgjerësisë së donatorëve vullnetmirë kemi arritur që të sigurojmë pako ushqimore për  familjet në asistencë sociale, të cilat i kemi të evidentuara në Qendrën për Punë Sociale” ka thënë drejtori i Drejtorisë për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Qazim Nimani.

Mitrovica ballafaqohet më një situatë shumë të vështirë ekonomike dhe sociale. Shumë familje nuk i kanë mundësitë e duhura për të bërë një jetë normale dhe kjo ndihmë  në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit është e mirëseardhur për të gjitha familjet skamnore të komunës sonë.

Ndryshe, Komuna e Mitrovicës, gjithmonë  gjatë muajit të madhërishëm të Ramazanit u ka dal në ndihmë me pako ushqimore familjeve të varfra, duke u përpjekur maksimalisht që me ndihma t’i përfshijë ato familje që vërtet janë në gjendje të vështirë ekonomike, që sado pak atyre t’ua zbusin varfrin.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Aliu pret Çekun, diskutojnë për investimet në Ferizaj

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka pritur në takim, ministrin në detyrë …