Ferizaj gati për të shënuar 22 prillin – Ditën e Tokës

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike Alberton Sahiti, gjatë ditës së sotme ka mbajtur një aktivitet me drejtues të kompanive publike, drejtues të Policisë së Kosovës, zjarrëfikësit si dhe akterë të tjerë për të diskutuar rreth agjendës për shënimin e 22 prillit – Dita e Tokës.

Drejtori Sahiti, të pranishmit i ka njoftuar në lidhje me aktivitete që pritet të realizohen po në këtë ditë.

“Gjatë ditës do të bëhet mbjellja e drunjëve dekorativ, mbjellja e luleve, do të vendosen shporta në sheshet e qytetit, heqja e mbeturinave dhe deponive ilegale në qytetë si dhe zëvendësimi i kontejnerëve të rinjë”, tha drejtori Sahiti.

Ky aksion do të shërbej për të gjithë qytetarët si sensibilizim për mos hedhjen vend e pa vend të mbeturinave.

Kontrolloni gjithashtu

Ferizaj me Stacionin e Ri të Autobusëve – model në gjithë vendin

Një nga projektet më të veçanta të Komunës së Ferizajt dhe e domosdoshme për krijimin …