Ferizaj – Kampion në Fletënotimin Mjedisor të Komunave

Kryetari i komunës së Ferizajt përmes një postimi në facebook ka njoftuar se Ferizaj është e para komunë kampione e përmbushjes së premtimeve nga platforma qeverisëse për projekte të gjelbërta me shkallë përmbushje prej 88.9%. Këto të dhëna janë nxjerrë nga Instituti Demokratik i Kosovës përmes Fletënotimit Mjedisor të Komunave që u publikua sot e ku pjesë e vlerësimit ishin edhe komuna tjera si: Prishtina, Mitrovica e Jugut, Peja, Gjakova, Podujeva, Lipjani, Skenderaj, Rahoveci, Kaçaniku e Kamenica.

Vazhdojmë me nisma e projekte për Ferizajn që duan ferizajasit, ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, kryetari Agim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Urime Dita e Çlirimit, Deçan!

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj me rastin e 16 Qershorit – Dita …