Ferizaj përkujton 45 civilët shqiptarë të masakruar nga forcat serbe në Reçak dhe viktimat e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë

Në sheshin para Komunës së Ferizajt me ndezjen e qirinjve dhe një minutë heshtje, u përkujtuan viktimat e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve, përkatësisht 45 civilët shqiptarë të masakruar nga forcat serbe në Reçak.

Në këtë ditë të përvjetorit të 24-të të Masakrës së Reçakut dhe Ditës së Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë, dhjetëra ferizajas prirë nga Nënkryetari i Komunës, Lulzim Aliu, drejtorë të drejtorive komunale, drejtues politik e partiak, u bënë bashkë në këtë aktivitet të organizuar nga Komuna e Ferizajt bashkë me Qendrën “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, nën simbolin zyrtar “Lulëkuqen me katër petale” që simbolizon viktimat e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë, zjarr dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …