Në kuadër të Projektit “Zhvillimi i Zonave Rurale përmes Avansimit të Shërbimeve Këshillimore” i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dhe Drejtorisë së Bujqësisë e që implementohet nga organizata KDC, është mbajtur trajnimi për fermerët e lëmisë së perim kultures të komunës së Vitisé në fshatin Sllatinë e Epërme te fermerja Alie Qisaj, kultivuese e perimeve në serra Tema e trajnimit: “Menaxhimi i stresit termik dhe sëmundjeve në serra gjatë muajit Korrik tek domatet, specat dhe kastravecat”.
Trajnimi ka pasur një interes të kënaqshëm nga ana e fermerëve, të cilët kanë marrë informacione të vlefshme për këtë veprimtari.
Trajnimi është mbajtur nga Mentor Azemi Inxhiniere e Bujqësisë dhe këshilltare private e licencuar, i cili ka ofruar njohuri dhe këshilla të vlefshme për fermerët e kësaj lëmie.