Daut Haradinaj: AAK ende pa ftesë për diskutime për zgjedhjen e presidentit

Edhe në çastet e fundit vendimtare për zgjedhjen e presidentit, aktiviteti politik në Kuvend nuk ndalet. Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka bërë të ditur se Grupi Parlamentar i partisë së tij do të mbajë një diskutim të brendshëm për zhvillimet lidhur me zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës. Haradinaj theksoi se deri më tani nuk ka pasur një ftesë zyrtare nga kryeministri për të diskutuar këtë çështje, ndërsa Grupi i tij ka qenë në pritje për një iniciativë të tillë. “Kemi qenë në pritje, por akoma nuk ka një ftesë. Grupi Parlamentar do të zhvillojë një diskutim të brendshëm për të përcaktuar qëndrimin e tij,” tha ai. I pyetur për emrin e mundshëm të kandidatit të Vetëvendosjes, Andin Hoti, Haradinaj u shpreh se nuk mund të komentojë mbi spekulime, përderisa nuk janë depozituar ende 30 nënshkrime të nevojshme për formalizimin e kandidaturës. Ai nënvizoi se vendimi i AAK-së do të merret brenda strukturave të partisë, në mënyrë të koordinuar dhe transparente.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale e fton për intervistim edhe kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci

Ramiz Lladrovci kritikon PDK-në: Pa ndryshime të thella, rrezikohet tjetër dështim në zgjedhje

Kryetari i komunës së Drenasit njëherit  anëtari i Partis Demokratike e Kosovës, Ramiz Lladrovci, ka …