Filloi riasfaltimi i rrugës “Bekim Isma”

Në prani të qytetarëve dhe bashkëpunëtorëve, ka filluar riasfaltimi i rrugës “Bekim Isma”, një arterie kyçe në infrastrukturën rrugore të qytetit të Rahovecit.

Kjo rrugë njëkilometërshe do të pajiset me sinjalistikë vertikale dhe horizontale, në përputhje me rregullat e komunikacionit, si dhe me pengesa rrugore sipas kërkesave të qytetarëve. Për të përcellë nga afër fillimin e punimeve ishte edhe kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, i cili tha se Komuna e Rahovecit mbetet e përkushtuar që të investojë vazhdimisht në përmirësimin e infrastrukturës rrugore. Qëllimi ynë është të krijojmë rrugë më të sigurta, të lehtësojmë lëvizjen e qytetarëve dhe të përmirësojmë cilësinë e jetës në çdo lagje e fshat të komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Kosovës i duhet lidership i fortë që qëndron krah Ramush Haradinajt

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, ka deklaruar se Kosova ka nevojë për …