Filloi rregullimi i katër rrugëve në fshatin Mleqan

Në kuadër të rregullimit dhe ndërtimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Malishevës, në veçanti të infrastrukturës rrugore në fshatra, ka filluar rregullimi i katër rrugëve në fshatin Mleqan. Fillimin e punimeve në këto rrugë e ka parë nga afër drejtori i Drejtorisë së Urbanizimit, Ahmet Morina. Drejtori Morina, është njoftuar nga ana e mbikëqyrësit dhe operatorit, me punimet që kanë filluar në këto katër rrugë në fshatin Mleqan. “Këto rrugë janë planifikime në kuadër të realizimit të projekteve kapitale në infrastrukturën rrugore në vendbanimet e Komunës së Malishevës. Jam njoftuar me punimet që janë duke u kryer dhe gjithashtu ju bëjë me dije të gjithë operatorëve, se punimet në rrugë duhet të bëhen sipas paramasave dhe nuk lejohet në asnjë mënyrë që të devijohet nga projekt i paraparë, në asnjë investim”, tha Morina. Ai bëri të ditur se në fshatin Mleqan, do të rregullohen katër segmente rrugore, me një gjatësi prej 700 metrave, të cilat financohen nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …