Donacion për QKMF-në në Viti nga Ministria e Shëndetësisë, UNICEF-i dhe Qeveria e Luksemburgut

Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti është furnizuar me një aparat Oksigjen-formues, i cili do të ju shërbej të rriturve dhe fëmijëve për furnizim të organizmit me oksigjen, mëse e nevojshme në këtë kohë pandemie me virusin SARS- Cov2. Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka falënderuar MSH dhe donatorët, të cilët vazhdimisht na kanë përkrahur në këtë situatë të rëndë. Sipas dr.Vjollca Kadolli-Halili, Drejtoreshë e QKMF-së në Viti, ky donacion është i mirëseardhur dhe i domosdoshëm në këtë kohë, pasi që rrit kapacitetet me pajisje ndihmëse për qytetarët vitias. Ajo ka falënderuar MSh, Unicef-in dhe Qeverinë e Luksemburgut, si dhe donatorët e ndryshëm për përkrahjen e vazhdueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …