Në Viti hapen shpejt çerdhet

Çerdhet e fëmijëve në Komunën e Vitisë do të hapen shpejt, ka njoftuar sot Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës së Vitisë ((KKMSH). Kryetari Sokol Haliti, i cili edhe kryeson këtë komitet tha se ky proces do të kryhet në bazë të dinamikës së parapërgatitjeve për rikthimin e fëmijëve në çerdhe, duke shprehur keqardhje që më të vegjëlve tanë iu kanë munguar ambientet dhe loja e përbashkët. Ai njoftoi se Komuna e Vitisë aktualisht ka 68 të infektuar me Covid-19. Dje pati 13 raste të reja dhe po aq të shëruar, në mesin e tyre 3 mjekë e një infermiere. Përfaqësuesi i Policisë së Kosovës, toger Bulent Zenuni, tha se në bazë të raporteve që kanë pranuar nga drejtoria qendrore e Policisë, Komuna e Vitisë prin në Kosovë sa i përket respektimit të masave anti-Covid. Ndryshe, Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, me rastin e vdekjes se arsimtarit të Teknologjisë Informative, Shefki Sherifi, i ka shprehur ngushëllime familjes, shkollës ku ka punuar, Drejtorisë për Arsim si dhe të afërmve të tij. KKMSH ka vlerësuar lart kontributin e arsimtarit Sherifi në arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …