Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia apelon sërish qytetarët që të vaksinohen kundër Covid-19

Arben Vitia për rastin e pacientes në Onkologji: Shkaku i vdekjes kërkon autopsi dhe procedura të tjera

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka reaguar në Kuvend lidhur me raportimet se një paciente kishte vdekur në Klinikën e Onkologjisë për shkak të mungesës së barnave. Ai u shprehu ngushëllime familjarëve të së ndjerës, por kritikoi publikimin e lajmit pa verifikim paraprak. Sipas Vitisë, pas publikimit të pretendimit nga një shoqatë, Klinika e Onkologjisë kishte tentuar të kontaktonte përfaqësuesit e saj, ndërsa një gazetare e kishte raportuar rastin pa e verifikuar informacionin me shoqatën apo institucionet përkatëse. “Për shkakun e vdekjes nevojitet autopsia dhe shumë procedura të tjera për të qenë i qartë. Nuk mundet as mjeku ta konstatojë shkakun e vdekjes në raste të tilla”, deklaroi Vitia. Ai shtoi se drejtori i Klinikës së Onkologjisë kishte mbledhur informacionet dhe kishte publikuar një reagim për të sqaruar rastin, duke kritikuar faktin se, sipas tij, gazetarja dhe mediumi që e kishin raportuar fillimisht lajmin nuk e publikuan reagimin institucional.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …