Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar që Inspektorati Policor i Kosovës të nxjerrë para përgjegjësisë personat që kanë qenë të ngarkuar me sigurinë e kampit të Njësisë Speciale në Vrellë të Fushë Kosovës, pasi një influencer ndërkombëtar arriti të hynte në objekt dhe të publikonte incizime në YouTube. Duke folur në Kuvend, Musliu e cilësoi rastin shqetësues dhe tha se cenimi i sigurisë në një objekt të tillë duhet të shërbejë si alarm për institucionet përgjegjëse. Ajo theksoi se është e papranueshme që një person të hyjë në kamp, të lëvizë pa pengesa dhe të filmojë sikur të ishte në një guidë turistike. Musliu bëri të ditur se, sipas informatave që ka marrë zyrtarisht, Inspektorati Policor ka nisur hetimet për rastin, ndërsa kërkoi që ato të çojnë në identifikimin dhe përgjegjësimin e personave që duhej të garantonin sigurinë e kampit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
