U mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) të Komunës së Skenderajt

Të enjtën u mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) të Komunës së Skenderajt, e udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit të Komunës, znj. Adelina Spahiu-Alija.

Në mbledhje morën pjesë drejtorët komunalë, si dhe anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa.

Në këtë mbledhje u shqyrtua ky rend dite:

1. Fjala hyrëse;

2. Miratimi i rendit të ditës;

3. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

4. Raporti financiar i realizimit të buxhetit për periudhën janar–shtator 2026;

5. Propozim-Vendim për miratimin e vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës personit juridik, sipas marrëveshjes së negocimit ndërmjet Komunës së Skenderajt dhe G3 OIL SH.P.K., me numër protokolli 02-463/01-0042401/26, të datës 12.10.2026;

6. Të ndryshme.

Pikë shtesë: Propozim-Vendim për miratimin e raportit përfundimtar të dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore të muajit korrik 2026.

Të gjitha pikat e rendit të ditës, përfshirë pikën shtesë, u rekomanduan për shqyrtim në Kuvendin e Komunal.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim Publik për Draft Statutin e Komunës së Rahovecit

Komuna e Rahovecit njofton qytetarët se nga 21 tetor deri më 20 nëntor 2026 do …