Largohen dy avokate nga ekipi i Kadri Veselit në prag të Apelit në Hagë

Dy bashkëavokate të Kadri Veselit, Annie O’Reilly dhe Kerrie Ann Rowan, kanë përfunduar angazhimin në ekipin e tij mbrojtës në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në një moment kur pritet të nisin procedurat e Apelit. Sipas njoftimit të Zyrës së Regjistrit, avokati kryesor i Veselit, Rodney Dixon, më 13 tetor vendosi ndërprerjen e menjëhershme të kontratave të dy bashkëavokateve. Një ditë më vonë, Regjistri konfirmoi zyrtarisht përfundimin e angazhimit të tyre. Në letrën drejtuar Zyrës së Mbrojtjes, Dixon deklaroi se largimi i dy avokateve nuk do të dëmtojë interesat e klientit të tij dhe as nuk do të ndikojë në kohëzgjatjen e procesit gjyqësor. Njoftimi i është përcjellë Panelit të Apelit, ndërsa mbetet të shihet se si do të organizohet më tej puna e ekipit mbrojtës në këtë fazë të procesit. Largimi i dy anëtareve të ekipit, megjithatë, nuk është shoqëruar në njoftimin e publikuar me shpjegime për arsyet e ndërprerjes së kontratave.

Kontrolloni gjithashtu

Teuta Haxhiu kritikon pushtetin për protezat e invalidëve të luftës, akuzon edhe Faton Pecin

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka kritikuar në Kuvend pushtetin për …