Fillojnë  aktivitetet për “Muajin e Mërgimtarëve” në Komunën e Rahovecit

Në oborrin e Komunës së Rahovecit, para një numri të mërgimtarëve, Kryetari i Komunës, Smjal Latifi ka hapur edhe zyrtarisht aktivitetet që do të organizohen për “Muajin e Mërgimtarëve”. Para mërgimtarëve të cilët ishin të pranishëm në ceremoninë e organizuar për fillimin  e aktiviteteve për “Muajin e Mërgimtarëve”, Kryetari Latifi, ka thënë se mërgata jonë ka qenë dhe vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e të gjitha zhvillimeve pozitive në vendin tonë. Komuna e Rahovecit është ndër ato rajone ku numri i mërgimtarëve është relativisht i madh, respektivisht rreth 1/3 e popullsisë së përgjithshme. “Planifikimi i një mori aktivitetesh e ngjarjesh kulturore, sportive e informuese, përbëjnë thelbin e angazhimeve tona gjatë korrikut dhe gushtit. Nga ana e vet, Komuna e Rahovecit do të mundohet që në kuadër të kapaciteteve të veta materiale, teknike dhe njerëzore të përmbushë në mënyrën më të mirë të mundshme obligimet ndaj mërgatës gjatë periudhës sa ata do të jenë për pushime në familjet e tyre. Ndër të tjera do të organizohen aktivitete të shumta kulturore e zbavitëse, si dhe do të ketë oferta konkrete për investime në komunën e Rahovecit. Besojmë se idetë dhe pjesëmarrja aktive e mërgatës në këto aktivitete do të jenë ndihmesë e madhe për hartimin e projekteve dhe strategjive zhvillimore, ku do të ketë pjesën e vet edhe mërgata. Ajo që tani më së shumti i duhet vendit tonë është një Mërgatë e fortë, pasi që jemi të bindur se potenciali i madh njerëzor e ekonomik, janë mundësi për investime dhe përfitime për investitorët tanë që jetojnë e punojnë jashtë atdheut. Vazhdojmë të mbetemi të përkushtuar dhe të angazhuar që Mërgata të jetë pjesë e pandarë e të gjitha zhvillimeve në vend, sepse Mërgata është pjesë e Atdheut”, ka thënë ndër të tjera Kryetari Latifi. Hysen Berisha nga fshati Kramovik i cili  jeton në Norvegji, në fjalimin e tij tha se jam shumë i sigurt se as ju pa ne, e as ne pa ju nuk mund të bëjmë, por bashkërisht do të mund të bëjmë gjëra të mira për vendin tonë. Aktivitet tjetër që është planifikuar të mbahet është punëtoria me temë: shkëmbim përvojash dhe idesh të të rinjve të Komunës së Rahovecit dhe atyre të mërgatës,  mbi praktikat artistike bashkëkohore, ky aktivitet fillon në ora 14:00, në Qendrën Rinore në Rahovec.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …