leoni

Kryetari Ramosaj më bashkëpunëtorë vizitoi komunën e Ulqinit

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, më bashkëpunëtorë është pritur nga kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq. Bashkëpunimi në intensifikimin e promovimit kulturor, turizmit dhe forcimi i shkëmbimit ekonomik, duhet të jenë prioritetet e këtij bashkëpunimi në mes dy komunave të binjakëzuara, Ulqinit dhe Deçanit, ka deklaruar kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, në kuadër të vizitës së tij miqësore në Ulqin. Ramosaj, tha se synimet janë të përbashkëta dhe kanë filluar projekte mjaft serioze. “Edhe ne i informuam ata çka po bënë komuna e Deçanit, në rrugën që do lidhë Deçanin me komunën e Plavës e që do të jet vazhdimësi deri ne komunën e Ulqinit, që do të ketë një qarkullim dhe komunikim ndërmjet njerëzve dhe mallrave”, tha ai. Në anën tjetër Loro Nrekiq, kryetar i Komunës së Ulqinit, rikonfirmoi vullnetin e mirë për të avancuar edhe më tej lidhjet në mes dy komunave. Na jena një trup, i cili funksionon në atë mënyrë edhe do të vazhdojmë këtë funksionim edhe ma tepër në të ardhmen ”Gjatë  kësaj vizite, delegacioni nga Deçani, të shoqëruar nga zyrtarët komunal vizituan objektet e rëndësishme kulturore të Ulqinit. Ndërkohë që delegacioni i Ulqinit, vizitën kthyese do ta ketë në Deçan me 20 korrik ku organizohet edhe panairi tradicional i Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ferizaj u mbajt tryezë pune me temën “Reagimi i emergjencave shëndetësore të regjionit të Ferizajt në raste emergjente”

Organizuar nga drejtori i DSHMS-së-Ferizaj, Dr. Kemajl Emini në Qendrën Trajnuese të Mjekësisë Familjare në …