Në Ferizaj është shënuar Dita e Veteranit të UÇK-së dhe 20 vjetori i rënies së dëshmorit, Nazmi Ukësmajli

Në Ferizaj është shënuar Dita e Veteranit të UÇK-së dhe 20 vjetori i rënies së dëshmorit, Nazmi Ukësmajli

Paraditen e sotme, Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, drejtorë të drejtorive komunale, drejtues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve dhe qindra qytetarë bën homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj, me rastin e Ditës së Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj si dhe 20 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit, dëshmorit të parë të Ferizajt, Nazmi Ukësmajli. Me këtë rast, kreu politik e shoqëror ferizajas vendosi kurora lulesh tek lapidari i Dëshmorëve të Kombit në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj, në nderim të jetës dhe veprës të dëshmorëve dhe të rënëve për liri. Në kuadër të shënimit të kësaj date të rëndësishme për qytetarët ferizajas dhe luftës për liri nga djemtë dhe vashat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në sheshin “Nazmi Ukësmajli”, u vu gurthemeli i shtatores së Dëshmorit të Kombit, dëshmorit të parë të UÇK-së në Zonën Operative të Nerodimes, Nazmi Ukësmajli. Me këtë rast, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu duke vlerësuar lartë trimërinë e djemve dhe vashave të UÇK-së në luftën për lirinë e Kosovës, tha se pa heroizmin e tyre dhe gjakun e dëshmorëve të kombit, Ferizaj dhe e gjithë Kosova nuk do të ishte kjo që është sot.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …