Komuna e Skenderajt ka nisur ciklin e dëgjimeve buxhetore në bashkësi lokale, për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2026-2028.
Dëgjimi i parë buxhetor gjatë ditës së sotme është mbajtur në bashkësinë lokale të Likocit, me qytetarë të këtij lokaliteti, ku kanë marrë pjesë edhe drejtorët e Komunës.
Qytetarët e pranishëm në këtë dëgjim, kanë paraqitur kërkesat për investime në lagjet e tyre të banimit dhe në fshatrat përreth, duke potencuar nevojën e asfaltimit të rrugicave, degëzimeve dhe projekteve tjera në trajtimin e ujërave të zeza dhe ujësjellësit.
Dëgjimi i dytë është mbajtur në bashkësinë lokale të Çirezit, në të cilën janë prezantuar projektet kapitale për vitet e ardhshme, ndërsa qytetarët kanë paraqitur kërkesat e tyre, të cilat do të trajtohen me kujdes dhe do të përfshihen në buxhetin komunal.