Fillojnë punimet në ndërtimin e urës në vendin e quajtur “Të Germi”

Në Komunën e Vitisë kanë filluar punimet në ndërtimin e urës në vendin e quajtur “Të Germi”. Kjo urë do të lidhë mes veti Vitinë, Kabashin, Binqën e Beguncën. Me rastin e fillimit të punimeve i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili ndër tjerash potencoi se gjatë këtyre viteve të fundit në këtë komunë janë ndërtuar më shumë ura se në 50 vitet e fundit. Përndryshe ndërtimi i kësaj ure po bëhet në kuadër të bashkëpunimit të Komunës së Vitisë me projektin Helvetas Swiss Intercooperation DEMOS.

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …