Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, i shoqëruar nga nënkryetari, z. Betim Zllanoga dhe nga bashkëpunëtorët, ka nisur ciklin e takimeve të përjavshme me qytetarët. Temë e diskutimeve të Kryetarit Latifi me qytetarë të shumtë ishin kërkesat, shqetësimet dhe propozimet e tyre, në të cilën u tha se do të shqyrtohen me kujdesin më të madh duke u bazuar si gjithnjë në kompetencat ligjore që ka komuna.