Brickos

Fillon asfaltimi i rrugës Açarevë – Plluzhinë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe Drejtoresha e Urbanizimit dhe Mbrojtjes së Ambientit, Sanije Ahmeti kanë inspektuar fillimin e punimeve të realizimit të projektit infrastrukturor, përkatësisht asfaltimin e rrugës Açarevë – Plluzhinë.

Me realizimin e këtij projekti po përmbushet premtimi i kryetarit Jashari, për investime në rrugë në fshatrat e komunës së Skenderajt.

“Një premtim dhe konstatim i asaj që e kemi thënë, se investimet kapitale dhe të mirat që ofrohen nga Komuna e të gjithë qytetarëve që jetojnë në të, do të shtrihen gjithandej, madje edhe në zona të thella, të lëna në harresë, siç është fshati Açarevë, një vend si ky që e lidh historia me luftën e lavdishme çlirimtare”, ka thënë kryetari Jashari.

Janë 3,200 metra gjatësi e rrugës nga Açareva deri në Plluzhinë, që janë planifikuar vitin e kaluar, e të cilat kanë filluar të asfaltohen, për të gjithë qytetarët e lagjeve dhe këtyre fshatrave, për të lehtësuar jetën e tyre dhe qarkullim të ndjeshëm.

Komuna e Skenderajt po vazhdon me angazhime pa pushim, të rregullojë infrastrukturën rrugore në gjithë territorin e komunës  me qëllim që të rritet cilësia e jetës së qytetarëve tanë, tha kryetari Jashari duke paralajmëruar qytetarët edhe për fillimin e punimeve të një projekti tjetër.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …