Borrell e konfirmon se ka propozuar Miroslav Lajçakut, si përfaqësues special të BE-së për dialogun Kosovë - Serbi

Josep Borrell, është mohues i Hollokaustit, kundërshtar i pavarësisë së Kosovës, mik i Serbisë

Emërimi i Josep Borrell si Përfaqësues i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri në Bashkimin Evropian, është përcjellë me kritika. Sipas një shkrimit të Euroactiv, Ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës, Josep Borrell, ishte ndoshta më befasuesi dhe pjesa më e diskutueshme, duke përfshirë gjithë paketën e punës së Bashkimit Evropian.

 Derisa përkrahësit e një politike të jashtme më të fuqishme në BE, brohorisnin emërimin e Ursula von der Leyen si shefe e Komisionit, emri i spanjollit si shef i politikës së jashtme, ngjalli ndjenja mjaft të përziera në Evropë dhe më gjerë. Kritikët thonë se Borrell ka ‘skelete’ në dollapin e tij, që mund të ndikojnë në formën e politikës së jashtme të ardhshme në BE. Ata kanë vënë në dukje disa nga komentet më kontradiktore të spanjollit si arsye të papërshtatshme të tij për të qenë diplomati më i lartë i Bashkimit Evropian.

Hashtagu #StopBorrel i krijuar nga avokati dhe ish-raportuesi special i Bashkimit Evropian për Terrorizëm dhe Për të Drejtat e Njeriut, Ben Emmerson, është kampanjë online kundër emërimit të Borrellit. “Në disa shtete tjera evropiane, kishte mohuar Holokaustin dhe disa gjenocide se ishin krime. Por, Bashkimi Evropian dëshiron të emërojë këtë njëri si shef të politikës së jashtme”, ka komentuar Emmerson. Emërimi i Borrellit do të ngrejë pyetje edhe në Ballkan. Spanja është një nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën. Derisa, angazhimi i Borrellit në dialogun Kosovë-Serbi mund të kthehet si akt vështirë i balancuar.

Më tej, mosbesimi i Moskës nuk duhet të neglizhohet. Jo shumë kohë më parë, Rusia e kishte thirrur ambasadorin e Spanjës në Moskë, pasi Borrell iu referua vendit si një “armik i vjetër”, i cili “u kthye si kërcënim”. Në lidhje me këtë, së paku shumë evropianë të Lindjes janë të gëzuar për emërimin e tij. Gjithashtu marrëdhëniet e tij me SHBA-në janë të tensionuara, që kur ai publikisht akuzoi administratën e presidentit Trump, se po sillen si kauboj në Venezuelë.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …