Fillon kursi bazik i vetëmbrojtjes për të rinjtë në bashkëpunim me Klubin “Lybeteni”

Në Ferizaj ka nisur kursi bazik për vetëmbrojtje, një iniciativë e organizuar nga Sektori i Rinisë në bashkëpunim me Klubin e Karatesë “Lybeteni”. Ky trajnim po zhvillohet nën udhëheqjen e instruktorit Raif Musa, së bashku me bashkëpunëtoret Reina Bejta dhe Denisa Shabani.

Në këtë kurs po marrin pjesë nxënës të shkollave të mesme të ulëta, të cilët përmes ushtrimeve praktike do të kenë mundësi të mësojnë teknikat bazike të vetëmbrojtjes. Përveç aftësive fizike, pjesëmarrësit do të punojnë edhe në rritjen e vetëbesimit dhe zhvillimin e disiplinës personale.

Ky aktivitet synon fuqizimin e të rinjve përmes sportit dhe edukimit, duke u ofruar atyre njohuri të vlefshme për reagim në situata të ndryshme dhe përmirësimin e sigurisë personale në jetën e përditshme.

Kontrolloni gjithashtu

Pensionohet drejtori i Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti, Mujë Tafa

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar nga Drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti …