Filluan punimet në rrugën Babaj i Bokës – Korenicë

Ministri Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, mori pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Babaj i Bokës – Korenicë, e njohur si rruga e Peshkut. Ministri Lekaj tha se ky projekt që lidhë fshatrat e kësaj ane, ka pritur shumë gjatë për t’u rregulluar dhe ndikon në zhvillimin e komunës së Gjakovës. Kryetari i Gjakovës Ardian Gjini, e falënderoi ministrin Lekaj për gatishmërinë e treguar për realizimin e këtij projekti dhe të gjitha projekteve tjerave në Gjakovë. Rruga Korenicë – Babaj i Bokës është e gjatë 2.6 kilometra, vlera e investimit nga MIT është rreth 290 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati mban takimin e dytë publik me qytetarët më 19 dhjetor 2025

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati ka njoftuar se takimi i Dytë publik …