Filluan punimet për ndërtimin e poligonit të ri sportiv në lagjen “Osaj” në Klinë të Epërme

Edhe një premtim tjetër i bërë në tetorin e vitit të kaluar, nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe qeverisja e tij, filloi të përmbushet sot, me fillimin e punimeve për ndërtimin e poligonit të ri sportiv në lagjen “Osaj” në Klinë të Epërme. Në këtë mënyrë, sot pasdite makineria e kompanisë së kontraktuar filloi të punojë, për të zbatuar këtë projekt kapital, i cili financohet nga buxheti komunal. Për të parë nga afër nisjen e punimeve, ishin të pranishëm kryetari Fadil Nura, drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Alban Berisha, ai për Urbanizëm, Driton Mulaj, banorët vendës, të rinjtë dhe nxënësit e shkollës fillore. Kryetari Nura është shprehur i lumtur që po fillon të përmbushet edhe një tjetër premtim i qeverisjes së tij. Poligoni sportiv në Klinë të Epërme është i treti më radhë që fillon të ndërtohet, pas poligoneve në Lubovec dhe Vajnik, të cilat ishin premtimet të qeverisjes aktuale të Komunës së Skenderajt.

Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj priti në takim Presim Ferataj, Zëvendëskomandant i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it

Kryetari i Komunës, së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin, z.Sami Cacaj sot pritën …