Fitore e Malishevës për plasman në Rrethin e Dytë të UEFA Conference League

FC Malisheva e ka mundur të mërkurën në Kampin Nacional në Hajvali, bindshëm Vllazninë e Shkodrës me rezultat 5:0, në ndeshjen e kthimit të rundit të parë të kualifikimeve në UEFA Conference League, duke kaluar kështu në rrethin e dytë eliminator. Në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Loro Boriqi” në Shkodër, Vllaznia kishte fituar 2:1. Kështu me rezultatin e përgjithshëm 6:2, kaloi në rundin e ardhshëm ku do të takohen me ekipin skocez, Hibernian. Malisheva është nikoqir në ndeshjen e parë që do të zhvillohet me 23 korrik ndersa revanshi zhvillohet me 30 korrik 2026.

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati në një postim të tij në Facebook, e ka quajtur historike fitoren e Malishevës.

“HISTORIKE! 💙🤍🏆 Me fitoren e thellë 5:0 ndaj KF Vllaznia nga Shkodra, FC Malisheva shkruan histori dhe vazhdon me meritë rrugëtimin në UEFA Conference League.

Urime futbollistëve, stafit teknik, drejtuesve të klubit dhe tifozëve për këtë arritje të jashtëzakonshme!

Malisheva krenare, Kosova krenare! Forca FC Malisheva”, ka shkruar kryetari Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti vizitoi punimet në Sadovinë të Jerlive dhe Skifteraj

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar punimet që po zhvillohen në asfaltimin …