Fshatin Sllatinë e Epërme bëhet me ambulant

Në fshatin Sllatinë të Epërme të Vitisë, u bë përurimi i ambulantes së re. Me këtë rast i pranishëm pos Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ishin edhe bashkëpunëtoret e tij por edhe stafi shëndetësor si dhe disa banorë të këtij lokaliteti. Bëhet me dije se në shërbim të pacientëve në këtë ambulant për momentin do të jetë një motër e rregullt dhe vizita e mjekut dhe atë dy herë në javë. Megjithatë nga Drejtoria e Shëndetësisë në Viti, thonë se po shikojnë mundësitë që mjeku të jetë i rregullt në ambulantën e këtij fshati dhe atë gjatë gjithë javës. Pos ambulantes është rregulluar oborri dhe hapësira për parking.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara

Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës …