FTESË për pjesëmarrje në konsultimin publik

Komuna e Malishevës, fton të gjithë të interesuarit që të merrni pjesë në prezantimin publik dhe konsultimin me qytetarë lidhur me projektin:

“Ndërtimi i shtigjeve përgjatë lumit Mirusha”

Ky projekt është planifikuar të realizohet me financim nga buxheti i Komunës së Malishevës dhe përmes aplikimit për mbështetje nga donatorët dhe programet zhvillimore.

Komuna e Malishevës është në proces të përgatitjes dhe aplikimit të projektit “Ndërtimi i shtigjeve përgjatë lumit Mirusha”, i cili synon zhvillimin e infrastrukturës rekreative dhe turistike përgjatë lumit Mirusha, përmes ndërtimit të shtigjeve për ecje dhe ciklizëm, gjelbërimit, ndriçimit publik dhe krijimit të hapësirave moderne për qytetarët.

Qëllimi i këtij prezantimi publik është përfshirja e komunitetit në procesin e planifikimit të projektit, prezantimi i konceptit dhe objektivave të investimit, si dhe marrja e komenteve dhe rekomandimeve nga qytetarët dhe palët e interesit, të cilat do të kontribuojnë në finalizimin e aplikacionit të projektit.

Prezantimi do të mbahet më 19 maj 2026, në ora 10:00, në Sallën e Kuvendit Komunal në Malishevë.

Pjesëmarrja dhe kontributi juaj janë shumë të rëndësishme për realizimin e një projekti që do të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin urban, turistik dhe mjedisor të qytetit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …