Shkurte Fejza

Shkurte Fejza në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut: Qëndroni të bashkuar

Këngëtarja e njohur shqiptare Shkurte Fejza ka shprehur mbështetje publike për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedonia e Veriut, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së gjuhës shqipe dhe të drejtave të shqiptarëve. Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, Fejza deklaroi se gjuha shqipe përfaqëson identitetin, dinjitetin dhe një të drejtë themelore njerëzore. “Zëri juaj për gjuhën shqipe është zë për dinjitet, identitet dhe të drejtë njerëzore”, është shprehur ajo. Artistja u bëri thirrje studentëve që të qëndrojnë të bashkuar, të qetë dhe dinjitozë gjatë protestës së tyre, duke vlerësuar rolin e rinisë në ndryshimet shoqërore dhe historike. “Rinia gjithmonë ka qenë forca që ka lëvizur historinë përpara”, tha Fejza, duke shtuar se çdo përpjekje për të mirën e vendit dhe të drejtave kombëtare është e bekuar. Protesta e studentëve shqiptarë në Maqedonia e Veriut është paralajmëruar pas debatit të fundit lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe dhe kërkesat për trajtim të barabartë në institucionet arsimore dhe publike.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Mos luani me Ligjin për Specialen, është gabim dhe e dëmshme

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka cilësuar gabim dhe të dëmshëm kthimin …