Në komunën e Ferizaj, aktivitetet për nder të 18-vjetorit të Pavarësia e Kosovës nisën me organizimin e garave komunale në basketboll për nxënësit e shkollave të mesme.
Këto gara u organizuan nga Shoqata e Pedagogëve të Kulturës Fizike në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, duke sjellë një atmosferë festive dhe sportive në mesin e të rinjve.
Në këtë aktivitet morën pjesë nxënës nga shkollat e mesme të komunës, të cilët treguan përkushtim, talent dhe frymë të lartë garuese. Ndeshjet u zhvilluan me entuziazëm dhe fair-play, duke dëshmuar rëndësinë e sportit në edukimin dhe bashkimin e të rinjve.
Në përfundim të garave, për më të dalluarit u ndanë kupa dhe mirënjohje nga drejtori i DKRS-së, Gazmend Bytyqi, i cili përgëzoi nxënësit për angazhimin dhe performancën e treguar. Ai theksoi rëndësinë e organizimit të aktiviteteve sportive në nderim të festave kombëtare, duke vlerësuar sportin si një mjet të fuqishëm për promovimin e vlerave pozitive dhe bashkëpunimit ndërmjet të rinjve.
Shënimi i 18-vjetorit të Pavarësisë do të vazhdojnë edhe me aktivitete të tjera kulturore dhe sportive në ditët në vijim.