Gjatë qendrimit në Slloveni Yagcilar u takua me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike Mahir Yagcilar gjatë qëndrimit të tij dyditor në Slloveni, në punimet e Konferencës rajonale “Bled Strategic Forum” në qytetin e Bledit, ka zhvilluar një takim bilateral me zëvendëskryeministrin dhe ministrin për Shoqëri të Informacionit dhe Telekomunikacionit të Malit të Zi Vujica Lazovic.

Në këtë takim që kishte karakter njohës ministri Yagcilar dhe zëvendëskryeministri Lazovic biseduan për zhvillimet dhe të arriturat në teknologji informative me theks në transformimin digjital.

Ministrat Yagcilar dhe Lazovic gjatë takimit u pajtuan për thellimin e  bashkëpunimit  dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet dy vendeve në fushat e teknologjisë, digjitalizimit dhe inovacionit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …