IOM-i implementoi 4 projekte financuar nga Programi i EU-së për stabilizimin e komuniteteve III ( EU CSP III )

Nga Programi EU-së për stabilizimin e komuniteteve III ( EU CSP III ) në Komunën e Shtimes, më 5.9.2016, IOM-i, si implementues, ka realizuar Projektet për përfituesit e komunitetit ashkali, të cilët përmes Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim (ZKKK) kanë aplikuar në këtë Program.

IOM-i ka implementuar projektet për: Izet Maliqin, në vlerë 3217€ duke blerë mjete pune për veprimtarinë Axhustator i Makinave ( me participim prej 350€ nga përfituesi),

Safet Bajramin, në vlerë 4720€-blerje pajisjesh e vegla pune për veprimtarinë e Ndërtimtarisë ( me participim 720€ nga përfituesi ),

Bekim Veliun, në emër të 8 bashkaplikuesve, në vlerë 2097€-blerje të veglave të punës ( me participim 270€) për rrënimin e objekteve të vjetra,

Elfete Bajramin, në vlerë 2900€ ( me participim 250€)-blerje e pajisjeve për veprimtarinë Rrobaqepësi.

Shuma e mjeteve për projektet e fituara nga Programi i EU-së për stabilizimin e komuniteteve III ( EU CSP III ), në Komunën e Shtimes , për 4 biznese të reja familjare, të implementuara nga IOM-i, është 12934€.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …