Ish kryetari i Aleancës Ramush Haradinaj, ka kritikuar tërheqjen e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke e cilësuar këtë veprim si të pashpjegueshëm dhe duke ngritur dyshime për një marrëveshje mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe presidentes. Haradinaj tha se tërheqja e ligjit ishte bërë pa dijeninë dhe pëlqimin e tij, duke shprehur pakënaqësi për mënyrën se si ishte zhvilluar procesi. “Fakti që ligji është tërhequr prapa shpinës sime nuk lë shije të mirë. Presidentja është bashkëpunëtore në tërheqjen e këtij ligji. Nuk e di çfarë fshihet prapa saj, por ky është një dallaver i PDK-së dhe presidentes”, deklaroi Haradinaj. Ai kundërshtoi gjithashtu përpjekjet për ta paraqitur Përparim Grudën si autor të ligjit, duke theksuar se hartimi i tij ishte bërë në konsultim me ekspertë të huaj dhe me përfaqësues të mbrojtjes së të akuzuarve në Gjykatën Speciale. “Ligjin që e tërhoqën nuk e ka shkruar Përparim Gruda. […] Ligji është punuar në konsultim me ekspertizën e huaj dhe mbrojtjen”, tha Haradinaj. ipas tij, mënyra se si është trajtuar çështja kërkon sqarime, ndërsa tërheqjen e ndryshimeve ligjore e konsideroi të pashpjegueshme.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
