Leonida Molliqaj: Si duhet t’i drejtohet një qytetare Qeverisë për të shpëtuar jetën?

Leonida Molliqaj nga organizata joqeveritare QIKA ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, për deklaratën e saj lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, duke kërkuar sqarim se si një qytetare duhet t’i drejtohet Qeverisë për të kërkuar mbrojtje nga dhuna. Arlinda Molliqaj ka reaguar ndaj deklaratës së Gërvallës, e cila tha se Arlinda Zekaj i ishte drejtuar drejtësisë, por jo Qeverisë, duke lënë të kuptohet se ndoshta do të kishte pasur angazhim nëse ajo do t’i drejtohej asaj. Molliqaj ka vënë në pikëpyetje këtë qëndrim, duke kërkuar të dijë nëse qytetarët duhet të kenë lidhje personale me ministrat apo zyrtarët e lartë për të siguruar mbrojtjen e tyre. “Qysh shkon një qytetar me kërku me iu mbrojt jeta ose të shpëtojë prej vrasjes në Qeveri? Nëse ka shpjegim, do të kisha pas qejf me dëgju. Përndryshe, vetëm dorëheqje, asnjë shpjegim tjetër”, ka deklaruar Molliqaj. Rasti i Arlinda Zekajt po e vë Qeverinë përballë pyetjeve të rënda për përgjegjësinë institucionale dhe mbrojtjen e grave. Kritikat e QIKA-s ngrenë një dilemë thelbësore: nëse një grua kërkon ndihmë nga institucionet e drejtësisë, a duhet të jetë përgjegjësi e saj të gjejë edhe rrugë personale drejt Qeverisë, apo është detyrë e institucioneve të bashkërendojnë veprimet për ta mbrojtur? Ajo kërkon sqarim të përgjegjësive institucionale dhe vlerësim të veprimeve që janë ndërmarrë për mbrojtjen e Arlinda Zekajt para vrasjes së saj.

Kontrolloni gjithashtu

Natyra Kuçi: Arlinda Zekaj kërkoi ndihmë, por nuk arriti të kthehej e qetë te djali i saj

Natyra Kuçi, shoqe e Arlinda Zekajt, ka rrëfyer përpjekjet e saj për të gjetur siguri …