Gjendja në Komunën e Malishevës po shkon drejt stabilizimit

Gjendja aktuale në Komunën e Malishevës, pas reshjeve të fundit, paraqitet stabile dhe e qetë. Sipas të dhënave nga Shtabi Emergjent, edhe nata e kaluar ka qenë e qetë, pa probleme të reja të evidentuara, ndërsa niveli i ujërave ka shënuar rënie dhe situata është në drejtim të stabilizimit të plotë.

Aktualisht, aksi rrugor Malishevë – Banjë është i kalueshëm me vështirësi, po ashtu edhe rruga Mirushë – Gurbardh, përkatësisht ura te Liqeni i Mirushës.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me Shtabin Emergjent dhe institucionet përkatëse, kanë angazhuar makineri për hapjen e kanaleve kulluese, me qëllim të përmirësimit të qarkullimit në rrugën Malishevë – Banjë.

Rrugët e tjera janë të qarkullueshme, mirëpo u bëhet apel vozitësve që të kenë kujdes të shtuar për shkak të pranisë së mbetjeve në disa segmente rrugore.

Po ashtu, po vazhdon puna për pastrimin e mbetjeve në nënkalimin dhe parkingun nëntokësor në qytet.

Ekipet emergjente mbeten në gjendje të gatishmërisë së plotë dhe po e monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Osmani vizitoi Komunën e Malishevës pas reshjeve të fundit të shiut

Sot, në orët e mbrëmjes, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Komunën …