Pirro Vengu: Paniku i Beogradit për stërvitjen Shqipëri–Kosovë–Kroaci, i pajustifikuar

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka konsideruar reagimet e Beogradit ndaj stërvitjes së përbashkët ushtarake Shqipëri–Kosovë–Kroaci si një “panik të pajustifikuar”. Vengu theksoi se bashkëpunimi trepalësh vijon pa ndërprerje dhe synon forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes për të tre vendet. Ai përmendi takimin e fundit me homologët e tij në Munih, ku u diskutuan hapat e ardhshëm për prokurimet në fushën e mbrojtjes, duke synuar kontrata më të mira dhe më të lira për të tre vendet. “Bashkëpunimi në fushën e industrisë përfshin edhe pjesëmarrjen në panairet që organizojnë kolegët kroatë, si dhe elementë stërvitorë të forcave tona. Nuk kemi pasur komunikim me Beogradin përveç faktit që ftesa është e hapur për të gjithë vendet e rajonit, por fatkeqësisht ata kanë zbatuar një politikë të karriges boshe”, tha Vengu, raporton Abcnews. Ai vuri në dukje se stërvitja ka karakter mbrojtës dhe është pjesë e bashkëpunimit rajonal, duke mos përbërë kërcënim ndaj askujt.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …