Grupi i grave të asamblesë komunale në Ferizaj, vizitoi kampin ushtarak Bondsteel

Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë, grupi i grave asambleiste të komunës së Ferizajt ka vizituar spitalin ushtarak në kampin Bondsteel. Ato janë pritur nga ushtarë e LMT-së, por edhe nga kapiten Kameron Grubaugh përgjegjës i spitalit në këtë kamp. Vizita është realizuar në të gjitha repartet e këtij spitali, me ç ’rast janë njoftuar, për të gjitha shërbimet që ofrohen aty. Jehona Mustafa, Kryetare e grupit të grave asambleiste ka falënderuar zyrtarët e LMT-së për këtë vizitë, ndërsa në fund janë dakorduar edhe për bashkëpunime të mëtutjeshme në fusha të ndryshme. Vizita të këtij lloji grupi i grave pritet të bëjë edhe nëpër institucionet tjera.

May be an image of 10 people, hospital and office

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …