Haiking në Viti për nder të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së

Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 4 Korrikut, sot në komunën e Vitisë u organizua një aktivitet simbolik e sportiv – Haiking në gjatësi prej 13 kilometrash, në itinerarin Viti – Beguncë – Lubishtë – Parku Ilir.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka takuar pjesëmarrësit e haikingut para fillimit te këtij aktiviteti, duke përshëndetur të gjithë të pranishmit, të cilët i ka falënderuar për pjesëmarrjen dhe ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe aktiviteteve të tilla që promovojnë sportin, natyrën dhe miqësinë mes popujve.

Ky aktivitet u organizua nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Vitisë, përkatësisht Sektori për Rini dhe Sport, me pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve dhe grupeve të ndryshme nga vendi e rajoni.

Në mesin e pjesëmarrësve ishin edhe përfaqësues nga selia qendrore e Korpusit të Paqes, e udhëhequr nga Merita Baftiu me bashkëpunëtorët e saj, si dhe grupi vullnetar i Korpusit të Paqes nga komunat fqinje.

Po ashtu, këtij aktiviteti iu bashkuan edhe grupi i haikingut “Angrosat”, grupi i haikingut “Scardus” nga Dobroshti i Tetovës, si dhe shumë qytetarë të tjerë adhurues të natyrës dhe ecjes malore.

Përveç promovimit të një stili të shëndetshëm jetese dhe njohjes së bukurive natyrore të komunës së Vitisë, ky haiking shënoi edhe forcimin e lidhjeve miqësore me partnerët ndërkombëtarë, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Sot u certifikuan mësimdhënës dhe udhëheqës të shkollave të mesme të ulëta të komunës së Malishevës

Në kuadër të përpjekjeve për përmirësimin e cilësisë në sistemin arsimor, mësimdhënësit dhe udhëheqësit e …